
Le të njihemi së bashku
Unë jam Irisi, psikologe klinike e licencuar nga Urdhri i Psikologut, me përvojë pune me fëmijë dhe të rritur në kontekst klinik. OfroJ vlerësim psikologjik, formulim klinik të rastit dhe ndërhyrje terapeutike për individë që përballen me çrregullime të ankthit dhe humorit, përvoja traumatike, vështirësi në rregullimin emocional, sfida në marrëdhënie dhe procese të vetë-njohjes, etj
Kush jam unë
Në praktikën time integroj qasje bashkëkohore psikoterapeutike, përfshirë formimin profesional në Schema Therapy pranë Dutch Institute of Schema Therapy, si dhe metoda ekspresive si terapia e artit në grup, duke krijuar hapësira të sigurta për eksplorimin, shprehjen dhe përpunimin e përvojave emocionale me qëllim përmirësimin e funksionimit psikologjik dhe mirëqenies së individit.
Çfarë do t'ju ndihmonte?
Zgjidhni formën e mbështetjes që ju bën të ndiheni më të sigurt për të nisur rrugëtimin tuaj drejt shërimit dhe vetënjohjes.


Konsultë Psikologjike
Një hapësirë e parë mirëpritëse për të eksploruar sfidat tuaja aktuale dhe për të orientuar hapat e ardhshëm drejt mirëqenies.




Terapi Individuale
Një proces i thelluar bashkëbisedimi dhe mbështetjeje profesionale për të trajtuar rrënjët e shqetësimeve dhe për të ndërtuar qëndrueshmëri emocionale.
Terapi Arti
Një urë komunikimi përmes krijimtarisë, ku mund të shprehni ndjenjat kur fjalët nuk mjaftojnë, pa pasur nevojë për talent apo përvojë në art.
Komunikim sipas nevojës


Seanca online
Seanca fizikisht
